Së pari vjen jeta dhe besimi që na mbanë, pastaj përballja me rrjedhat. Tushila është goditur nga një valë e paprecedent e vërshimit, dëmet e së cilës janë jashtëzakonisht të mëdha dhe e kanë bërë jetesën absolutisht të rëndë për një pjesë të madhe të banorëve. Institucionet duhet të reflektojnë shpejt për t’iu dalë në ndihmë. Për njerëzit e asaj ane, të ndërtosh një shtëpi është investimi më i madh në jetë. Kësaj radhe, pikërisht shtëpitë ishin cak i vërshimit.
Dëmet nga vërshimet e mëdha që kanë kapluar vendin po vërehen edhe sot.
Përpos që shumë shtëpi janë përfshirë nga uji, një shtëpie në fshatin Tushile të Skenderajt iu është “zhdukur” kati i parë, me të dytin që e ka zënë vendin e tij.
Shtëpia tani duket të jetë një-katëshe, ani pse në fakt para vërshimeve ishte dy-katëshe.
ExpressAktiv
Altin N Ademi



