Home Lajme nga Arsimi Pak nxënës, paralelet drejt mbylljes/Video

Pak nxënës, paralelet drejt mbylljes/Video

 

Në mungesë të nxënësve në Dremjak e Gërlicë të Ferizajt, paralelet e tetë shkollave po shqyrtohen të mbyllen. Kështu kanë thënë nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, bazuar në udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit. Por, këtë veprim të komunës po e kundërshtojnë banorët. Ata thonë se përveç kontributit që kanë dhënë në ndërtimin e këtyre shkollave, mbyllja e tyre do të ndikojë në migrimin e banorëve.

 

Tetë shkolla, kryesisht paralelet e tyre të ndara, mund të mbyllen në Ferizaj për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Këtë vit dy prej tyre; një në fshatin Dremjak dhe një në Gërlicë të Ferizaj, sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, kanë bërë të ditur në drejtorin e Arsimit në Ferizaj

“Ministria e Arsimit ka bërë një udhëzim administrativ e cila ka të bëjë me trajtimin shkollave të cilat kanë një numër më të vogël të nxënësve apo ka ramje të numrit të tyre. Në bazë të këtij udhëzimi administrativ janë të përcaktuar dhe disa kritere specifika që kanë të bëjnë me këtë çështje. Në komunën e Ferizajt fatkeqësisht kemi 8 shkolla të cilat janë duke u trajtuar në këtë kontekst dhe pritet që në një periudhë kohore të ndermirët diçka në këtë drejtim. Ne po mundohemi që me të gjithë akteret e involvuar të bëjmë më të mirën të mundshme”, ka deklaruar Afrim Llabjani, drejtori i Arsimit në Ferizaj

Banorët e fshatrave ku janë shkollat, thonë se për ta është një lajm jo i mirë ngase kontribuuan në ndërtimin e tyre dhe se kjo shtonë mundësinë e migrimit nga fshati në qytet.

“Ne kemi shpresë dhe jemi shumë opirmist sepse sakrifica e prindërve ka tregua të vetë se na duhet patjetër të vazhdojmë ta kërkojnë të drejtën tonë për këtë shkollë sepse është kontrubut i veçantë që është dhënë pas luftës. Këtu thash edhe me herët janë 40 nxënës të cilët i ka shkolla jonë. Do ti djekim të drejtat tona deri ne maksimum mos ta mbyllim shkollën sepse nuk ka destinacion tjetër pos shkollë”, ka thënë Rexhep Muhaxheri ish-mësimdhënës dhe banor i Dremjakut.

“Unë dëshiroj  të lus institucionet vendore që cdo vendim që e marrin ta analizojnë mirë se dmth se kjo ndikon direkt në migrimin e banorëve nga fshati në qytet. Ku kjo është bërë si traditë se cdo qytetar po dëshiron që ta ketë një jetë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme”, tha ndërkaq Xhafer Berisha, përfaqësues i fshatit Gërlicë

Sipas drejtorisë së Arsimit, sfidë në vete mbetet sistemimi i personelit në rast të mbylljes së shkollave.

Pak nxënës, paralelet drejt mbylljes/Video

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=564336721955464

ExpressAktiv

Rtk.live