Zyrtarët ukrainas kanë thënë se rreth 18 mijë e 500 anëtarë të forcave ruse janë vrarë në luftime që nga fillimi i sulmeve.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në një postim në Facebook se humbjet e tjera ruse që nga sulmet e 24 shkurtit përfshijnë 676 tanke, 1 mijë e 858 automjete të blinduara, 150 avionë luftarakë dhe 134 helikopterë.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk i ka publikuar shifrat e veta që nga 25 marsi, kur tha se gjithsej 1 mijë e 351 ushtarakë rusë ishin vrarë dhe 3 mijë 825 ishin plagosur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më 21 mars, gazeta fort pro-Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, botoi një artikull duke cituar ministrinë të thoshte se 9 mijë e 861 ushtarakë rusë kishin vdekur, shifër kjo që tejkalon edhe vlerësimet e inteligjencës amerikane për viktimat ruse.

Postimi u fshi me shpejtësi dhe redaktori i kësaj gazete i kishte thënë BBC-së se numrat ishin publikuar si rezultat i një hakimi.

ExpressAktiv

KlanKosova