Vrasja dhe plagosja në Prizren, gjashtë persona ndalohen për 48 orë.

Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, për rastin ku ndodhi një përleshje në një lokal në Prizren, ku si pasojë ka vdekur një person dhe është plagosur një tjetër.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv. nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në bashkëpunim me prokurorin e rastit 6 të ndaluarve pas intervistimit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka theksuar Bytyqi.

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur pas një konflikti në një lokal nate në Prizren.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Shqipërisë, ku është thënë se konflikti ka nisur fillimisht në lokal, teksa ka vazhduar në rrugë ku viktima së bashku me tre miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë.

Ai ka vdekur rrugës për në spital të Kukësit.

Edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv.

Bytyqi ka shtuar duke thënë se në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona – ku në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha.

“Po, në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona, në mesin e tyre edhe pronari i lokalit”, ka thënë Bytyqi.

ExpressAktiv

Kallxo.com