Të hënën në mbrëmje një person ka humbur jetën pasi derisa ishte duke drejtuar veturën, ka rënë në lumin “Ibër”.

Sipas policisë, në orët e hershme të mëngjesit, ekipet e shpëtimit kanë arritur që ta nxjerrin automjetin nga lumi, së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete, njofton Klan Kosova.

“Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për  shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin ‘Ibër’”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme”.

ExpressAktiv

Klankosova.tv