Një grua nga Prishtina ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishin pasur viktima me të dyshuarin.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq pas intervistimit të palëve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 24.11.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar (vjehrrin e saj) është sulmuar fizikisht nga ai. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

ExpressAktiv

GazetaExpress