Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga e hëna do të fillojë viti i ri shkollor, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se punën do ta fillojnë shkollat dhe çerdhet, mirëpo me kapacitete të kufizuara.

Ministri Vitia deklaroi se në një klasë nuk lejohet të jenë më shumë se 20 nxënës.

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të ledhuar në klasë do të jetë 20”, ka thënë Vitia.

Reklmë

Vitia tha se këto masa do të votohen nesër në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

ExpressAktiv

GazetaExpress