Home Lajme VIDEO-Azemi thirrje Qeverisë, të dëgjojë zërin e punëtorëve

VIDEO-Azemi thirrje Qeverisë, të dëgjojë zërin e punëtorëve

A.B/ RTKlive.com

Është mbajtur protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat të Kosovës, për të shënuar  Një (1) Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

 

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, tha se sot punëtorët e Kosovës janë ata që e mbajnë shtetin. “Sindikata ka luftuar për të gjithë punëtorët e Kosovës, por realisht ajo qeveri që na premtoi deri më tani nuk i ka realizuar premtimet e veta. Zoti kryeministër na keni njollosur dhe baltosur. Nevoja e juaj do të jetë më e madhe për ne, sesa ju për neve”, tha Azemi para protestuesve, raporton RTKlive.

Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti për punën e tij. “Nuk ndodh asnjë vend në botë që një kryeministër të mos pret në takim sindikatat”, tha ai.

Sipas tij është shqetësuese që po largohen punëtorë nga Kosova dhe mjafton të shikohet numri i atyre që po aplikojnë për viza nëpër ambasada të huaja.

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, ka folur edhe për mjetet e Trustit duke kërkuar që ato mjetet të u mundësohen qytetarëve të Kosovës t’i tërheqin pasi që janë mjetet e tyre.

 

Edhe 

Edhe Blloku Anti-Kapitalist përmes një proteste ka shënuar Një Majin Ditën Ndërkombëtare nën thirrjen: “Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes”.

Blloku Anti-Kapitalist përbëhet nga Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Dylberizm, Aktivistet/ët e Bashkuar për Drejtësi).

ExpressAktiv

Rtk.live