KFOR-i përmes faqes zyrtare në “twitter” ka njoftuar se ka vdekur një ushtar të premten në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

“Me zemër të rënduar ne ju njoftojmë se një anëtar i ushtrisë që drejtohet nga KFOR-i ka vdekur dje në Prishtinë. Zemrat tona janë me familjet dhe shokët e ushtarit dhe gjithë kontingjentin e Maqedonisë së Veriut që është i vendosur në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me vdekjen e ushtarit, KFOR ka lëshuar edhe një komunikatë për media bashkë me qëndrimin e Komandantit të KFOR-it, Major Gjeneral Ferenc Kajari. Gjithashtu nga KFOR-i kanë sqarur se vdekja e ushtarit nuk ndërlidhet me luftën.

Kajari ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e ushtarit të vdekur.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është për familjet dhe miqtë e ushtarit dhe për të gjithë kontingjentin e Maqedonisë së Veriut të dislokuar në Kosovë”, ka thënë Kajari./Express/

ExpressAktiv

GazetaExpress