Egzon Dahsyla
Një djalë i moshës 17-vjeçare ka vdekur pasditen së djehit në fshatin Divjakë të komunës së Lipjanit.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare të Drenasit, Ismet Bogiqi.
Ai ka thënë se viktima është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Komoranit, ndërsa shkaqet e vdekjes për momentin nuk dihen.“Viktima, sipas mjekut kujdestar, ka qenë te dajtë e tij në fshatin Divjakë të Lipjanit, ndërsa është dërguar pa shenje jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Komoran të Drenasit, pasi që ka qenë më afër. Për rastin është informuar Policia e Kosovës, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka bërë të ditur Bogiqi për KALLXO.com.
ExpressAktiv
Kallxo.com