Një 28-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura.

Rasti kishte ndodhur të shtunën rreth ores 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

A.J, ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare.

I njëjti nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur lëndimeve dhe ka vdekur në orët e para të së hënës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A.J. 28-vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin i cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth ores 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë”, tha Ahmeti.

ExpressAktiv

Klankosova.tv