Vajza shtatë vjeçare dhe pesë të tjera qëllohen me armë jashtë një kishe në Londër

Një vajzë shtatëvjeçare ka pësuar lëndime të rënda pasi një person shtiu drejt turmës përderisa ishte me makinë, jashtë një kishe qendrore në Londër.

Një shërbim përkujtimor po mbahej në kishën e Shën Aloysius në Euston kur thuhet se u qëlluan nga një automjet në lëvizje.

Policia tha se një vajzë 12-vjeçare dhe katër gra – 21, 41, 48 dhe 54 vjeç – u plagosën gjithashtu.

Shtatëvjeçarja, e cila u dërgua në një spital qendror të Londrës, mbetet në spital në një gjendje të rrezikshme për jetën.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv