KFOR ka shtuar sot prezencën në Veri dhe po ashtu ka vendosur kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia te pika kufitare në Jarinjë para rreth një ore, raporton Sinjali.

Ndërkohë në anën tjetër është paralajmëruar se do të mblidhen ekstremistë, “me qëllim të zhbllokimit të kalimit për serbët” nga Kosova.

Siç ka raportuar “Kossev” ata kanë ardhur nga Mali i Zi, Republika Srpska dhe Serbia, e që si orë e takimit është dhënë ora 13:00.

Në bazë të pamjeve të publikuara ata shihet se janë mbledhur por s’po lejohen të kalojnë nga policia serbe.

ExpressAktiv

Veriu.info