KFOR ka shtuar prezencën në Veri, me ç’rast ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia te pika kufitare në Jarinjë, raporton Gazeta Sinjali.

Në anën kosovare të kufirit në Jarinjë, shihen pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR.

image 71

Ndërkohë disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

Policia është parë duke e ndaluar një person.

“Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë. Nuk duam të përballemi me njerëzit tanë. Nuk e pranojmë marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë një protestues.

ExpressAktiv

GazetaSinjali