Tragjike: Vdekje e dyshimtë në një villë, 36-vjeçari gjendet pa shenja jete nga shoku i tij

Një ngjarje e tmerrshme dhe mjaft e dhimbshme ka ndodhur sot në fshatin Prekoc ku një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Ndeja e dy shokëve, përfundoi në tragjedi ku njëri prej tyre u gjet pa shenja jete brenda villës.

Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve nga Prokuroria se shoku i 36-vjeçarit kishte vërejtur në një moment se shoku i tij nuk po jepte shenja jete. Në atë moment, ai është alarmuar dhe ka telefonuar Emergjencën për të kërkuar ndihmë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor bashkë me Policinë e Kosovës ku edhe është konfirmuar vdekja e 36-vjeçarit.

Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore dhe është dërguar për Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”.

ExpressAktiv

Veriu.info