Një i mitur nga Prizreni ka pësuar lëndime trupore, pasi është therur me thikë nga një tjetër i mitur, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren, mesditën e së martës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Hoxhë Tasini, Prizren 23.11.2021 – 12:20. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (i mitur) pasi i njëjti është therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovare (i mitur). I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

ExpressAktiv

GazetaExpress