Gazetare: Erza Elezaj

Shteti që të rinjtë më së shumti e synojnë është Gjermanisë, siç thuhet për arsye se i ofron kushtet më të mira për punëtorë.

 

“Ata na urrejnë sepse e hanë bukën tonë”, Vulinin e bën nervoz takimi i Ku…
Popullsia kosovare në përqindje mjaft të lartë përbëhet nga të rinjtë. Mirëpo, Kosova rrezikohet të mbetet pa shumë nga ta, pasi që një pjesë e madhe e tyre po aplikojnë për viza pune jashtë vendit.

Një ndër ta është 20 vjeçari Arlind Hoti, i cili po aplikon qe gjashtë muaj.

Edhe të rinjë të tjerë, kanë arsye të ngjashme se pse duan ta lëshojnë Kosovën.

E popullata e moshës më të vjetër, vuajnë për faktin se Kosova po mbet pa rini.

Por se sa persona po e lëshojnë Kosovën kohëve të fundit e tregon Lirim Krasniqi nga organizata për diasporën, Germin.

Krasniqi thotë se trendi i largimit jashtë vendit është në rritje.

E sipas Krasniqit, synimi kryesor i të rinjve kosovarë është shteti gjerman, për arsye se i ofron kushtet më të mira për punëtorë.

E se të rinjtë po ikin nga demotivimi që e marrin nga përballja me sistemin politik kosovar, e thotë profesori i Sociologjisë, Jeton Brajshori.

Në dy vitet e fundit pandemia e ka rënduar edhe më shumë ekonominë e Kosovës.

ExpressAktiv

GazetaExpress