Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar se vendi do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Krejt kjo ngase sipas tij, veç Gjermania ka nevojë për mbi 300 mijë punëtorë e do të ketë mungesë të rreth 1 milion punëtorëve.

“Me shifra zyrtare, Gjermania tash për tash ka nevojë për mbi 300 mijë punëtorë. Sipas disa të dhënave Gjermania do të ketë mungesë rreth 1 milion punëtorëve dhe këta punëtorë do të orientohen normal dhe do të kalojnë më lehtë në shtetet perëndimore. Fatkeqësisht do të ketë një krizë shumë shpejtë të mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë”.

Ndër të tjera ai theksoi se nëse Qeveria nuk do të ndërmarr asgjë për realizimin e kërkesave të tyre të kamotshme zgjidhje mbeten protestat, por edhe paditë në gjykata.

“Ne tani e kemi një lëndë për ish-ministrinë e Shëndetësisë e cila nuk i ka kryer obligimet ndaj punëtorëve teknik të sektorit privat. Po të njëjtën kemi bërë disa protesta për një pagë shtesë për punëtorët e sektorit privat sidomos spitale e ambollanta. Ne kemi protestuar mjaft, e kemi pa që Qeveria nuk është e interesuar që të bëjë zgjidhje për këta punëtorë, dhe ne tani kemi filluar edhe padi në gjykatë”.

“Do të kërkohet të bisedohet për problemet e caktuara. Nëse Qeveria nuk është gati do të mbajmë protesta. Por nëse edhe këto nuk bëjnë zgjidhje, atëherë zgjidhja përfundimtare është drejtimi tek institucionet shtetërore, gjegjësisht tek gjyqet”.

Azemi ka sqaruar se deri më tani nuk kanë pasur as edhe një takim me zyrtarët qeveritar edhe përkundër faktit që pesë herë kanë kërkuar një gjë të tillë, duke shtuar se Qeveria ka dhënë shumë fjalë të mëdha gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk kemi asnjë takim zyrtarë. Mbetën në fuqi kërkesat. Ju jeni në dijeni se që 5 herë e kemi kërkuar në mënyrë protokolare që të takohemi me ta, dhe deri më tash nuk kemi asnjë takim dhe asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës. Po mendojë që Qeveria vetvetiu kanë marr një qëndrim që pas të bisedohet për probleme te punëtorëve. Së paku kështu po konsideroj unë. Pasi që është edhe çështja tjetër unë mendojë që janë dhënë shumë fjalë të mëdha gjatë fushatës zgjedhore dhe tash këto çështje duhet të implementohen ose të vazhdohen të implementohen”.

“Ndoshta mund të jetë edhe kjo një arsye. Por ndoshta për ta është edhe më lehtë që të mos bisedohet sepse në moment kur bisdeohet ose dialogohet duhet të arrihet një përfundim, por në mesin e sajë unë mendoj se për mosdialogim në rend të parë po humbin punëtorët, normal që humbim edhe ne si Sindikatë, por edhe Qeveria e Kosovës mendoj se është humbëse, sepse dialogu mendoj se është një çështje obligative në mes të partnerëve në lidhje me çështjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisht ne jemi të obliguar që të interpretojmë tek punëtorët që ne nuk po arrijmë që të fillojmë me zgjedhjen e problemeve të cilat veç janë grumbulluar tek punëtorët e sektorit privat të Kosovës për të cilat ne kemi pritur shumë nga kjo Qeveri”.

Ndërsa sa i përket pagës minimale ai shtoi se është dashur gradualisht të fillojë rritja qysh më herët që të arrijë shuma deri te 350 euro, raporton EO.

“Sa i përket pagës minimale mendoj se tani në vitin 2022 gjithçka çka të nënshkruhet një pagë nën 400 euro për Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës nuk është valide sepse edhe fuqia punëtore karshi ofertës dhe kërkesës ka ndryshuar. Unë bëjë me dije ashtu siç kam bërë me dije edhe para 5, 6 vitesh se do të ketë një krizë e mungesës së fuqisë punëtore”.

“Që nga viti 2011 paga minimale nuk është ndryshuar dhe po t ishte përcjellë paga minimale 2011 sepse çdo fundvitit këshilli duhet të ulet dhe të përcaktojë rritjen e pagës minimale, unë mendojë që do të jetë diku deri në 300, 350 euro paga minimale. Është dashtë në mënyrë përshkallëzorë që të vijë deri tek kjo shumë”, tha ai.

ExpressAktiv

Rtk.Live