Molliqaj: Albin Kurti ka qenë në UÇK, por jo si veteran luftëtar (VIDEO)

Sot Partia Social Demokrate ka dorëzuar në Prokurorinë Themelorë në Prishtinë, kallëzimin penal ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj ka thënë se Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së, por jo edhe veteran, njofton Klankosova.tv

“Albin Kurti ka qenë në UÇK, ka qenë edhe pjesëtari i UÇK-së me një detyrë tjetër, por jo si veteran luftetar. ne jemi duke e sulmuar atë që ai po i sulmon të tjerët. ky nuk është veteran luftëtar, ky mund të jetë pjesëtar i UÇK-së ose në ndonjë nga kategori të tjera por jo veteran i UÇK-së si e ka statusin”, ka thënë Molliqaj.

Ai tha se ekzistojnë të gjitha materialet,kur është kyçur Kurti në UÇK, kur ka dhënë dorëheqje, kur është arrestuar dhe ligjet që e përcaktojnë çka është deklarim i rrejshëm dhe cilat janë kriteret për t’u plotësuar për të qenë veteran luftëtar.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv