Me një pankartë që përmban një kërkesë për kryeministrin Kurti dhe një kërcënim për grevë kanë nisur protestën sot në Prishtinë Sindikatat e Pavarura të Kosovës.

“Kryeministër, realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme!”, sindikalistët ia drejtuan me disa kërkesa Qeverisë së Kosovës, derisa të parën e kanë rritjen e pagave.

 

Përplasja me ndërkombëtarët për zgjedhjet serbe, del letra që Kurti ia çoi…
Ata po duan përcaktimin e pagës minimale, miratimin e Ligjit për Paga, nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, amendamentim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

Protesta nisi nga Biblioteka Kombëtare drejt objektit të Qeverisë.

ExpressAktiv

GazetaExpress