Shtetasi turk ndan ushqim falas për Policinë e Kosovës në vazhdën e tensioneve në veri
Shtetasi turk Abtül Fettah Kuru, i cili prej 15 vitesh jeton në Kosovë dhe aktualisht menaxhon një lokal ushqimor në Mitrovicë, u ka dalë në ndihmë pjesëtarëve të policisë kosovare që prej tri javësh kanë patrulluar në vazhdën e tensioneve të fundit në veri të vendit, duke u ofruar atyre ushqim dhe pije të ngrohta falas.
Kuru erdhi nga rrethi Altınoluk i provincës turke Balıkesir për herë të parë në Kosovë para 20 vjetësh, por tash e 15 vjet, ai jeton dhe punon në Kosovë.
Ai merret me përgatitjen e donerëve prej 15 vitesh, por lokalin e tij në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë e ka hapur tash e pesë vjet.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona, makinë dhe ambiente të jashtme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
ExpressAktiv
Gazeta Selam