Lajmi se artisti i madh i shqiptarisë Mirush Kabashi ka ndërruar jetë ka qarkulluar sot nëpër portale të ndryshme në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni Veriore.
Kjo është hera e dytë që artisti shpallet i vdekur nga portalet në formë të rreme.
”Mitropol” ka arritur që nga burime të sigurta e të afërta me Kabashin ta konfirmoj se Kabashi është gjallë dhe me shëndet të plotë.
Portali thirri edhe vet artistin për konfirmim, mirëpo i njejti nuk ishte i çasshëm deri në publikimin e artikullit.
Madje, hiç më larg se mbrëmë ai vet ka uruar Vitin e Ri 2023 duke uruar shëndet, mbarësi e suksese.
Hera e parë kur një lajm i tillë i rremë ishte publikuar në portale ishte 6 qershori i vitit 2021, lajm ky të cilin e kishte demantuar vet Kabashi.
Pre e këtij lajmi të rremë sot kanë rënë edhe disa portale nga Mitrovica.
ExpressAktiv
mitropol.net