Ushtria ruse thotë se do të hapë korridoret humanitare nga kompleksi i rrethuar i çelikut Azovstal për tre ditë nga e enjtja, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ushtria tha se rrugët për të dalë nga uzina e Mariupolit do të hapen nga ora 08:00 deri në 18:00 me orë të Moskës nga data 5, 6 dhe 7 maj.

Gjatë kësaj kohe forcat ruse do t’i ndërprejnë aktivitetet ushtarake dhe do të tërheqin njësitë në një distancë të sigurt, u tha nga ushtria me anë të një postimi në internet.

Zyrtarët ukrainas ende nuk janë raportuar rreth kësaj. Dhjetëra civilë ukrainas u evakuuan nga uzina Azovstal në fund të javës së kaluar.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv