1. Rrokulliset një veturë te Liqeni i Badoci

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht te Liqeni Badocit afër fshatit Mramor, ku një automjet është rrokullisur dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Pos dëmeve materiale në veturën me targa gjermane nuk raportohet për të lënduar. Derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë polica dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit ku ishte përfshirë kjo veturë.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Gazetën Sinjali se sot rreth orës 09:40 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë .

Më tej ajo tregoi se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njësisi i trafikut po merret me rastin./GazetaSinjali

ExpressAktiv

Tv Besa