Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 72 pacientë, 43 prej tyre pozitiv me COVID-19 dhe 29 që e kanë kaluar virusin, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë,

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Prizrenit,6 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.

ExpressAktiv

GazetaExpress