Katër djem të mitur janë arrestuar sot nga ana e policisë, pasi janë përleshur fizikisht në një shkollë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, një person është lënduar si pasojë e kësaj përleshjeje.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në një shkollë në Prishtinë. Në këtë rast është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Nga ana e zyrtarëve policorë, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor” deklaroi Ahmeti për Indeksonline.

ExpressAktiv