Rozeta Hajdari dënohet m 700 euro gjobë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mosdeklarim të pasurisë për vitin 2020.

Gjyqtarja Donikë Shala-Abdyli ka thënë se dënimi me gjobë bëhet i plotfuqishëm kur ai e merr formën e prerë e për tu ankuar për këtë, palët kanë afat ankese prej 15 ditësh.

Siç ka thënë gjyqtarja Shala Abdyli, Hajdari është shpallur fajtore pasi ka qenë e njoftuar për pasojat ligjore të mosraportimit të pasurisë së saj e pavarësisht kësaj i ka shkelur dy afate – njërin në shkurt e njërin në qershor (afat shtesë).

ExpressAktiv

Metropol