Gjermania raportoi 80.430 raste të reja me Covid-19 t mërkurën, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore ishte shënuar më 26 nëntor, kur ishin regjistruar mbi 76.000 të infektuar për 24 orë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.
Përpos infeksioneve, të mërkurën u raportuan edhe 384 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 114.735. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 7 milionë e 661 mijë.
Pak më pak se 75 për qind e popullsisë e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”.
Shkalla mesatare e infeksioneve për shtatë ditë ka shënuar rritje vazhdimisht që nga fillimi i vitit. Të mërkurën shkoi në 407.5 raste për 100.000 banorë, nga 387.9 për 100.000 banorë një ditë më parë.
Kjo shkallë zakonisht i përcakton edhe politikat për luftimin e pandemisë, prandaj ka gjasë që qeveria ta shqyrtojë vendosjen e masave të reja në ditët e ardhshme.
ExpressAktiv
GazetaExpress