Xhaketa e ish shefit të misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, që nga viti 2010 nuk gjendet më në dollapët e tij, por në një vend tjetër më të veçantë.

Ajo përfundimisht tash e gati 5 vjet është vendosur në Muzeun e Kosovës, por që qytetarët nuk është se dinë fort për këtë, raporton Klan Kosova.

Disa prej qytetarëve thanë se tani që dëgjuan, do të shkojnë ta shohin nga afër në Muzeun e Kosovës.

Veç të tij, në muze ka edhe gjësende të ish sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe ish gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv