Një burrë 65-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë të birin.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Siç mëson KALLXO.com, viktima në këtë rast është djali i 65-vjeçarit. Ky i fundit është arrestuar nga zyrtarët policorë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se viktima është goditur me mjet të fortë në kokë edhe atij i janë shkaktuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore” – ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka treguar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar – vrasje e rëndë në tentativë.

Sipas Ahemtit, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

ExpressAktiv
KALLXO.com