Inspektorati Policor i Kosovës me datën 29 Prill 2022, përmes rrugëve operative është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022 në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € nga një i dyshuar (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit) në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit.

Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit, intervistimin e personave të involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar, zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari I dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit” është procedoceduar në procedurë të rregullt.

 

“Po ashtu hetuesit e IPK-së me datën 30.04.2022, kanë dorëzuar Kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qyetarit për veprën penale “Dhënje e ryshfetit””, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave.

ExpressAktiv

GazetaExpress