Një zyrtar policor po dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në drejtim të dy personave, të cilët janë plagosur gjatë ditës së sotme.Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sustekë në fshatin Mramor të Prishtinës.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Bajram Fetahu, nga Inspektorati Policor i Kosovës.Sipas Fetahut, hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur informacioneve se një polic dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të dy personave.Deri më tani sipas Fetahut ende nuk është bërë arrestimi i policit ndërsa rasti është duke u trajtuar.
KALLXO.com raportoi në lidhje me plagosjen.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.“Rreth orës 15: 30 është pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Borovci.Ai shtoi se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u plagosën dy persona.“Hetuesit policer kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha në fund Borovci.

ExpressAktiv

Kallxo.com