Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar edhe pesë raste të reja të vdekjes si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3500 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 939 qytetarë, ndërsa 1825 janë shëruar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 442. Janë 20.498 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Korça 65 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 73-88 vjeç.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 258.021 raste pozitive, 234.181 të shëruar, 20.498 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.342 pacientë.

ExpressAktiv

telegrafi.com