Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për përvjetorine masakrës së Reçakut në Kosovë nga forcat serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha e ka cilësuar masakrën si një krim horror kundër njerëzimit.

Më tej Berisha nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij është vasal i Vuçiçit dhe ka bllokuar në parlament rezolutën e dënimit të genocidit serb në Kosovë.

 

Kreu i PD është shprehur më tej se ky akt terrorist i serbëve i ka dëshmuar njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit dhe Aleksandër Vuçiçit.

Postimi i plotë:

Masakra e Reçakut, krim horror kundër njerëzimit!

Edi Rama si vasal i Vuçiçit bllokon ne parlament rezolutën e dënimit të genocidit serb në Kosovë.
Miq, me 15 janar të vitit 1999 fallanga terroriste serbe kryen në Raçak të Kosovës një nga krimet më të shemtuara, masakrat më horror të dëgjuar ndonjëherë. Terroristët serb vranë, therën, masakruan në një natë në fshatin Raçak 45 gra, fëmijë, burra vetëm e vetëm se i përkisnin etnisë shqiptare.
Viktimat e pafajshme të Raçakut u shndërruan në apelin e fuqishëm të shqiptarëve të Kosovës, në klithmën dhe kushtrimin e të rënëve nga barbaritë serbe dhe tronditën thellë ndergjegjen e shtetarëve dhe qytetarëve në vendet e lira dhe mbarë botën. Masakra e Reçakut i dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit, geobelsit të tij Vuçiç dhe regjimit të tyre barbar.
Tragjike sot është se Edi Rama, ky vasal i shpifur i Aleksandër Vuçiç, bllokon me urdhër të padronit të tij prej një viti votimin ne Parlament te Rezolutës së deputetëve të Partisë Demokratike për dënimin e genocidit serb në Kosovë.
Duke u përulur me nderimin më të thellë sot para viktimave të kësaj masakre të epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bëjë thirrje OKB dhe qeverive të vendeve të vendosin para drejtesisë autorët, porositësit dhe organizatorët e Beogradit të kësaj masakre si dhe ata qe mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Reçakut dhe mbarë Kosovës.
Prandaj dhe duke ndarë dhimbjen e thellë me familjet dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Reçakut, dënoj me forcën më të madhe si autorët e krimit monstruoz ashtu qëndrimin tradhëtar antikombëtar të Edi Ramës që ka shndërruar Shqipërinë në vend vasal të Beogradit.
Nderim përjetë viktimave të Reçakut.

ExpressAktiv

GazetaExpress