Një përfaqësi e CNBC në Indi ka bërë një përmbledhje të gjykimeve të krimeve të luftës që kanë ndodhur gjatë shekullit 20 dhe fillimshekullit 21.

Në këtë përmbledhje është përmendur edhe lufta e fundit në Kosovë, ku sipas tyre në rastin e Kosovës del se krime ka bërë veç UÇK-ja dhe se gjykata e vetme që është marrë me luftën është Gjykata Speciale.

“Konflikti” sipas tyre cilësohet shqiptaro-serb. Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi nuk përmenden dhe as Tribunali i Hagës, gjykatë që po e akuzonte atë për krimet e kryera në Kosovë, e që vdiq gjatë gjykimit.

Këto dezinformata po jipen gjatë kohës derisa Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

“Lufta e Kosovës zhvendosi pothuajse 90 përqind të popullsisë në rajonet e përfshira në konfliktin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Brutaliteti i luftës është kryesisht i dokumentuar”, thuhet në përmbledhjen e tyre në lidhje me Kosovën.

“Në vitin 2021, gjykimet përfshin ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe frikësim të dëshmitarëve, ku dhe u hapën në Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Luftërat tjera që përmenden në këtë artikull janë: Lufta Etiopi-Tigra (që ka nisur nga 2020 dhe vazhdon), Lufta Nagorno-Karabakh, Lufta Civile në Siri (e nisur më 2011 që vazhdon), Lufta Civile në Shri Lanka (1983-2009), Lufta Izrael-Gaza (2021) dhe Lufta Sudan-Darfur (2003).

India është shtet mosnjohës i pavarësisë së Kosovës.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv