Në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

“Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Express.

“Operimi përfundoi me sukses, pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore. Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

 

ExpressAktiv

GazetaExpress