Gjeneralët e pensionuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë dje në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Shkuarja e tyre atje ishte me ftesë të vetë ministrit. Por, cila ishte arsyeja e ftesës?

Tre ish-gjeneralët e FSK’së, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin, i bëri dje bashkë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

 

Gazetarja serbe e pyet Kurtin se kur do t’i vizitojë mjediset me serbë, kë…
Fotografi nga ky takim u publikuan edhe në rrjete sociale, por detaje për këtë takim nuk u dhanë edhe shumë.

Për këtë ka folur, Agim Çeku, i cili gjatë takimit ishte në krye të vendit.

Në një prononcim për Express, Çeku ka thënë se takimi ka qenë miqësor.

Sipas tij, Mehaj i ka ftuar vetëm për të shprehur respekt për ta.

“I ka spjegu ministri. Takim miqësor. Ka dasht me tregu respekt për punën që e kemi bë ne ma herët, jo diçka”, ka thënë Çeku për Express.

May be an image of 4 people and people sitting
Foto e takimit e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes
Për takimin njoftoi edhe Ministria e Mbrojtjes. Edhe në njoftimin e Ministrisë, thuhet se Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“….duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjatë diskutimeve shumë përmbajtësore, ndër të tjera ata ishin të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

ExpressAktiv

Gazeta Express

May be an image of 4 people and people sitting