Pacolli për arrestimin e Molliqajt: I padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin tonë demokratik

Kryetari Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka komentuar arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt.

Pacolli tha se arrestimi i Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm. Sipas tij, arrestime të tilla nuk shihen në demokraci.

Tutje, Pacolli tha se Molliqaj do të lajmërohej vetë nëse do të kishte ftesë nga Policia e Kosovës.

“Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkruar Pacolli.

Molliqaj u arrestua në oborrin e zyrave të T7 ku ishte i ftuar në emisionin Pressing.

Kjo pas protestës që organizoi PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës, protestë të cilës ju bashkuan disa mijëra vetë. Por, Molliqaj u akuzua se goditi me shuplakë një zyrtar policor.

Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej.

ExpressAktiv

GazetaExpress