Një pacient ka rënë nga kati i katërt i njërës prej klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Klankosova.tv ka raportuar më herët lidhur me rastin.

E rreth kësaj është deklaruar edhe policia.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se bashkë me prokurorinë po punohet për të sqaruar rrethanat lidhur me ngjarjen.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Klankosova.tv ka provuar të marrë edhe ndonjë informacion nga QKUK por ende askush nuk është përgjigjur.

ExpressAktiv

Klankosova.tv