Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, konform Kushtetutës, ka mbajtur adresimin e saj vjetor në Kuvendi para deputetëve.Ajo në fjalimin e saj theksoi se i Kosovës vazhdon të mbetet sfidë dhe bëri të qartë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e di fare mirë se ushtria serbe nuk mund të kthehet më në Kosovë.
Osmani tha se “bandat kriminale nuk do të mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë, edhe atyre në veri, për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovës”.Atyre, tha Osmani, s’ju pelqen zbatimi i ligjit.
“Por le ta kenë të qartë se kjo është rrugë nga e cila nuk devijojmë dhe nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë. Ata do të përballen me drejtësi për veprat penale kundër rendit kushtetues si dhe për frikësimin e kërcënimin që po ua bëjnë qytetarëve tanë”, tha presidentja.
“Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe mori një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste të Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë, ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre”, shtoi ajo.
ExpressAktiv
Shkruan. Veriu.info