Osmani: E vërteta nuk mund të fshihet, për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi

nga:Arsim Buxhovi

Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Rezallës në 23-vjetorin e saj.Osmani th se duke u përpjekur t`i fshehin gjurmët e krimit, autorët zhdukën 44 viktima, një pjesë e të cilëve u gjetën vite më pas në një varrezë masive në Rudnicë të Serbisë.
“E vërteta nuk mund të fshihet, ndaj do të jetë përkushtim i yni i vazhdueshëm. Për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi. Të rënët në këtë Masakër nuk do të harrohen kurrë dhe bashkë me përvjetorët e lirisë do të kujtohen çdoherë!”, ka theksuar presidentja.

Ndryshe, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

ExpressAktiv

GazetaBlic