Kosova fiton një Çmim të Tretë dhe një Mirënjohje Nderi në Kupën e 10-të Evropiane të Matematikës – EMC

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar për një rezultat inkurajues për nxënësit nga Kosova.

 

Ka përfunduar me sukses për Kosovën Kupa e 10-të Evropiane e Matematikës – EMC 2021, e cila është mbajtur në mbi 30 shtete të botës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës njofton se ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Çmim të Tretë dhe një Mirënjohje Nderi.

Dion Aliu, nxënës i klasës XI, ka fituar Çmim të Tretë me gjithsej 12 pikë.

Erjon Hasi, nxënës i klasës XI, ka fituar Mirënjohje Nderi me gjithsej 10 pikë.

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze”.

– Advertisement –
Kjo shoqatë thotë se do të mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

ExpressAktiv

kidsofkosova.net