Qeveria e Kosovës së fundi është paralajmëruar për protesta të shumta.

 

Për shkak të mospajtimit me shumë vendime të qeverisë, protesta të shumta janë paralajmëruar të zhvillohen para objektit të Qeverisë së Kosovës.

E një nga protestë e paralajmëruara sot është ajo e punëtorëve të Ferronikelit.

Nga ora 12:00 deri në orën 12:30, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Feronikelit do të kërkojë nga Qeveria gjetjen e një zgjidhjeje për kthimin e ish-punëtorëve në punë, të cilët u larguan nga puna që nga 8 tetori.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në ‘NewCo Feronikeli’, si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftimin e sindikatës së punëtorëve.

E pikërisht para objektit të Qeverisë së Kosovës sot janë vendosur njësi të shumta të Policisë së Kosovës.

Të njëjtit vazhdimisht po qëndrojnë në këtë vend, për t’u siguruar që të mos ketë ndonjë ekses në këtë situatë./Lajmi.net/