Dega e OVL – UÇK në Shtime kanë akuzuar qeverinë se nuk i kanë lejuar të mbajnë fjalime në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut.

Të pakënaqur janë shprehur edhe ish-komandantë të UÇK-së, si dhe nga shoqatat e dala nga lufta, dhe si shkas, të njejtin nuk ishin prezent në përkujtimit të të rënëve në Masakrën e Reçakut, me arsyetimit se atyre Qeveria e Kosovës ua ka mohuar mbajtjen e fjalimeve, transmeton Kanal 10.

Ramiz Smajli – Sekretari i degës së OVL UÇK-së në Shtime, ka thënë se ka pasur hezitime nga ekzekutivi të ketë fjalime për UÇK-në, ashtu sikurse edhe për kryetarin e fshatit të Reçakut.

Reagime patin edhe nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, e ka quajtur censurë nga ana e institucioneve përzgjedhjen e personave për të mbajtur fjalime.

Kurse kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashati, arsyetimet e ekzekutivit i ka quajtur banale,

Në akademinë përkujtimore në Reçak kanë mbajtur fjalime, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, si dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu.

ExpressAktiv

GazetaSinjali