Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar.”, ka thënë ai.
Më tej, është bërë e ditur se trupi i trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”./Gazeta10
ExpressAktiv