Home Lajme Një lajme historike për Shqipëria

Një lajme historike për Shqipëria

Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të OKB, Rama: Ditë historike

Denion Ndrenika/RTK/Tiranë

Shqipëria merr sot zyrtarisht Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, do të dalë në një konferencë për mediat për të prezantuar prioritetet e Shqipërisë në KS si dhe programin e punës së Këshillit për muajin qershor 2022.

 

Kjo është një konferencë, e cila mbahet tradicionalisht nga kryesuesi i radhës i Këshillit të Sigurimit. Konferenca për mediat fillon në orën 18:30 (orën tonë lokale).

Teksa ndodhet në New York, Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se më 2 qershor do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare.

Rama siguron se Shqipëria do të mbetet gjithnjë e angazhuar për të promovuar drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Ai thekson se po bën gjithçka për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën e errët, teksa ndalet te lufta e Rusisë në Ukrainë për të cilën thekson nevojën urgjente për veprim, pasi sipas tij, për viktimat e panumërta duhet të dënohen përgjegjësit.

ExpressAktiv

Rtk.live