Njëri nga dy kamionët që ishte vendosur për të bllokuar rrugën në Mitrovicën e Veriut është ndezur dhe ka filluar largimi i tij, përderisa dy të tjerë ende janë të vendosur afër Shkollës Teknike.

Largimi i tyre po bëhet gati tri javë pas vendosjes së tyre.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në veri të vendit, ku gjatë ditës ka filluar largimi i barrikadave nga fshati Rudarë i Leposaviqit.

Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë e ka mbajtur mbrëmë në Rashkë, ku u premtua që brenda 24 deri në 48 orë do të largohen barrikadat.

Bllokimi i rrugëve të veriut erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryer vepra penale terroriste.

Pantiq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 dhjetor për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë dhe kundër policëve të Kosovës.

ExpressAktiv

Kallxo.com