Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë në Greqi. Rasti i parë ndodhi mbrëmë në orën 20:00, ku një 53-vjeçar shqiptar u gjet pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, ndërsa dyshohet se ai kishte probleme alkoolin. Ndonëse u njoftua ambulanca, tashmë 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Në të njëjtën kohë, në Heraklion, një 46-vjeçar shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit.

Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjetën mjete droge.
Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet.

ExpressAktiv

Veriu.info