Leposaviq, një person raporton se dy të maskuar e kanë sulmuar dhe ia kanë hequr targat

Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar nga dy persona të maskuar të mërkurën në Leposaviq.

Ai ka thënë se të maskuarit ia kanë hequr edhe targat e veturës së tij.

Policia po e heton këtë rast.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

ExpressAktiv

Mitropol