Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli e ka quajtur fitore të vendit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani, mos mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

 

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tani Serbia duhet të mësohet që ta respektojë e pranojë Kosovën shtet.

“Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd”, ka shkruar Tërmkolli.

Kosova ka ndaluar mbajtjen e referendumit serb. Deputetët e Kuvendit dje miratuan një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!

ExpressAktiv

Kosovarja-ks.com